FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Teatri, Kumbaro dhe deputetët e PS bojkot Komisionit. Vokshi: Grusht shteti

Mbi debatin e fortë që ka mbërthyer çështjen e Teatrit Kombëtar, në mbledhjen e sotme të Komisionit të Kulturës, janë artistët të cilët e kundërshtojnë projektligjin për shembjen e Teatrit.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, do të jetë javën tjetër për të dhënë shpjegime për projektligjin e posaçëm që shemb Teatrin dhe parashikon ndërtimin e kullave. Gjithashtu në komision përveç Kumbaros, kanë munguar edhe deputetët e PS-së.

Kryetarja e Komisionit, deputetja Albana Vokshi, bojkotin nga ministrja dhe deputetët e PS-së, e ka cilësuar si grusht shteti institucional.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Skandali më i madh që gjithë pjesa e siperfaqes së tokës së teatrit do të jepet sipas termave të përcaktuar do i jepet privatit. Bojkoti është një shenjë shumë e keqe, do e konsideroja një grusht shteti institucional. I kemi bërë thirrje kryeministrit të marrë masa për ministrat që nuk vijnë në komision, në shkelje të Kushtetutës, të marrë masa për deputetet që bojkotojnë seancat e Kuvendit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?