Teatri, Mehmetaj: Qeveri e shkatërrimit të Identitetit Kombëtar
Artistët kanë qenë këtë paradite në Komisionin për Median dhe Edukimin, aty ku Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe deputetët e PS-së, bojkotuan. Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, mesazhin e saj e ka dhënë përmes një postimi në facebook, aty ku shkruan se trualli rreth Teatrit Kombëtar është pronë e shqiptareve. Me ironi Mehmetaj, shton se qeveria do të mbahet mend edhe për shkatërrimin e Identitetit Kombëtar, përpos si qeveri e drogës.
Postimi në facebook
Mazhoranca bojkoton mbledhjen e Komisionit ku po diskutohet mbi shembjen e Teatrit Kombëtar. Ligji anti Kushtetues dhe korruptiv që qeveria ka përgatitur për të shembur Teatrin e ngritur kulla në vend të tij, është padyshim vula e turpit e kësaj qeverie.
A e kupton kjo qeveri që trualli rreth Teatrit Kombëtar është pronë e shqiptarëve dhe jo trashëgimi e familjes së Kryeministrit?
Me sa duket Kryeministri e ka ndarë mendjen që historia të mos e mbaj mend vetëm për kriminalitetin dhe lëndët narkotike, por edhe për shkatërrimin e Identitetit tonë Kombëtar.
/Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

