Vasili: Tërheqja e Ramës dhe Kumbaros gënjshtër për të shuar rezistencën e artistëve

Lëvizja Socialiste për Integrim përmes kryetarit të grupit të saj parlamentar, Petrit Vasili i është rikthyer sërish debatit lidhur me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar projektin e Qeverisë një sipërmarje vlerëshkatërruese.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili shprehet se tërheqja e kryeministrit Rama dhe ministres Kumbaro është e përkohshme me qëllimin për të shuar rezistencën që po bëjnë aktorët e Teatrit, të cilët e kundërshtojnë me forcë projektin për godinën e re të Teatrit.

Komenti i plotë i Petrit Vasilit

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja pse gënjejnë kryeministri dhe ministrja për projektin e Teatrit Kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri përpara artistëve të Teatrit Kombëtar, me vulgaritetin e tij të shënjuar e pjellë të një padije të shumë-anshme, i shtrëngoi ata të shihnin e dëgjonin projektin e ri të Teatrit Kombëtar.

Projekti na ishte produkti një studioje emërmadhe, BIG i thoshin, dhe arkitekti quhej Biarke Ingels.

Ti lemë mënjanë komentet e këtij projekti se që është një sipërmarrje vlerëshkatërruese, këtë s’e luan as topi.

Edhe që është ajo tokë ku rri sot teatri kombëtar një lopë e madhe, që prodhon shumë para’, të lara e të shplara edhe këtë topi s’e luan.

Edhe që zhbërja e çdo gjurme të historisë e të çdo vlere kulturore të krijuar me mund të madh në dhjetëra vite, nga ky kryeministër viktimë e kompleksit të padijes pa shërim, edhe këtë as topi nuk e lëviz.

Po tani dëgjojmë nga ministrja se kjo që u prezantua qënkësh thjesht një farë ideje dhe jo projekt për Teatrin Kombëtar. Dhe kush pra? Ky që u paraqit nga studioja emërmadhe dhe që bllokoi live tërë televizionet, ky që hëngri edhe komente se ishte një projekt plagjiaturë bajate, ky që u transmetua me aq qejf nga ERTV, ky për të cilin ju tha artistëve mbyllni gojën, se po shikonin mrekullinë, ky s’paskësh qenë projekt, por një ide e vogël atje tej.

Kush gënjen kryeministri, apo ministrja?

Në fakt kjo është pyetje krejt pa vend.

Gënjejnë pacipesisht të dy bashkë, që të fitojnë kohë, që të fikin rezistencën, që t’i hedhin hi syve artistëve, që të mbulojnë aferën e kullave, që ecën pa u ndalur.

Po po.. kur vjen puna për të zhvatur paratë, këta janë të gjithë kryeministër, ministër e bashki.

Asnjëri nga këta të fundit nuk gënjen për projektin e teatrit, thjesht ndajnë paratë.

Të gënjyerit e mëdhenj do të jenë veç ata që do t’ju besonin këtyre.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?