Tensione në Preshevë pas incidentit mes dy kryeministrave
Politikë E Diel, 9 Nëntor 2014 23:00

Deklarata e Ramës është ndjekur live në Preshevë nga qindra shqiptarë atje, që janë ndjerë të entuziasmuar kur Rama ka thënë që Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm. Një ministër serb është nisur për në Preshevë për të parë nga afër situatën një ditë para vajtjes së kryeministrit Rama atje. Autoritetet i druhen ndonjë incidenti të mundshëm.
Ndërkohë Presheva është mbushur me postera që i urojnë mirëseardhjen kryeministrit shqiptar, të cilin kryetari i kësaj komune e ka cilësuar “kryeministri ynë”, duke sfiduar kështu autoritetin e Beogradit.