Tensione në protestën e Fierit. PD akuzon policinë
Gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Fier ka patur një përplasje mes policisë dhe qytetarëve të cilët janë ngritur në protestë.
Sipas Partisë Demokratike, shefi i policisë të zonës, bashkë me policët e tjerë kanë tërhequr banderolën e qytetarëve kundër qeverisë së krimit. “Mendon se ta ka frikën njeri? Nuk ta ka frikën asnjë njeri që më sheh mua gjithë inat? Rrini kot fare; nuk e ruani ju qetësinë e ruajmë vetë ne qetësinë”, i është drejtuar një protestues shefit të policisë.
Në video dëgjohet zëri i një gruaje e cila thirr me zë të lartë, “mos e prek me dorë, hiqi duart”.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/837422113113994/
KOHA JONË SONDAZH

