FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tensione te Unaza e Re. FNSH përplasin deputetët Noka, Braimllari dhe Kërpaçi

Banorët e Astirit Pas protestës para Kuvendit, kanë bllokuar sërish rrugën pasditen e kësaj të enjte në Unazën e Re. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shoqëruar nga deputetë të tjerë të opozitës, ka shkuar në mbështetje të tyre.

Gjithashtu atje ndodhen dhe forca të shumta të shumta të policisë vendore dhe FNSH-së . Gjatë protestës forcat e FNSH-së kanë shtyrë dhe përplasur deputetët e PD dhe LSI Albana Vokshi, Floida Kërpaçi, Flamur Noka dhe Endrit Braimllari.

Ndërkohë kreu i opozitës Basha në fjalën e tij theksoi se fajtori i vetëm në këtë protestë dhe ngjarjeve të ndodhura këtë të enjtje është vetëm Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai do paguajë për gishtat e polices. Ai do paguajë për vjedhjen 40 mln euro. Po përdor sot për vjedhjen dy faktorë, policinë dhe propagandën. Po vendos policinë dhe popullin përballë. Si qytetarët dhe policët. Ai s’njeh vija të kuqe, ai njeh vetëm vija të bardha që i heq me hundë. Do paguajë shtrenjtë për dhunimin e qytetarëve. Shpreh urimet e mia për një shërim sa më të shpejtë. I çoi të patrajnuar policët të kapnin kapsollat me dorë. Kush i goditi qytetarët, kush e goditi 60-vjeçaren? Dhunën e filloi Rama në Kuvend,- tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?