FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tentoi të bllokojë Ramën, procedohet kreu i PD në Librazhd

Policia e Librazhdit ka proceduar kreun e PD-së në Librazhd, Bujar Vreto si dhe 5 simpatizantë të selisë blu. Ata janë proceduar pasi tentuan të bllokojnë hyrjen e eskortës së kryeministrit Edi Rama në qytetin e Librazhdit gjatë ditës së sotme.

Personat e proceduar janë: Arben Kurti, Roland Abazi, Xhevdet Balliu, Florant Vreto, Arjanit Leka, raporton Balkanweb. Një grup qytetarësh të Librazhdit dhe simpatizantë dhe drejtues të degës së PD-së kishin dalë paraditen e sotme në hyrje të ‘bay-pass’ të këtij qyteti për të protestuar kundër Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij.

Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë lëvizjen e eskortës dhe kryeministrit por policia ka ndërhyrë duke krijuar normalitet në qarkullim. Më pas protestuesit janë shpërndarë paqësisht dhe nuk janë shënuar incidente të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?