FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tërheqja e PS nga Kavaja, Halimi: Fitore e qytetarëve, Bashës dhe protestueve

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të tërhequr nga gara kandidatin për zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë Kavajë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Halimi thotë se kjo është fitore e qytetarëve të Kavajës, e Lulzim Bashës, dhe e protestuesve që prej më shumë se 75 ditë qëndrojnë në çadrën e vendosur poshtë Kryeministrisë.

“Tërheqja e Ramës nga Kavaja, fitore e qytetarëve të Kavajës, fitore e Lulzim Bashës, fitore e qëndrestarëve në çadrën e lirisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë ishte fitore e arsyes mbi arrogancën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fitore..”, shkruan deputeti Eduard Halimi.

Në deklaratën për mediat pasditen e sotme, kreu i qeverisë i përcoll kryedemokratit Basha mesazhin se do të ketë afat deri të dielën më 7 maj që të arrijnë një marrëveshje. Në të kundërt sipas Ramës, duke filluar nga 8 maji do të nisë fushatën zgjedhore për 18 qershorin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?