Tërheqja nga Kavaja, Rama: E di se nuk u ndjetë mirë, merreni me mend si e përjetoi Braçe

Kreu i qeverisë ka bërë një ‘mea culpa’ para mbështetësve të Partisë Socialiste në Durrës ku po zhvillohet kongresi elektoral.

E në fakt Rama i është referuar Kavajës dhe tërheqjes së kandidatëve, por më shumë i ka ‘qarë hallin’ deputetit Erion Braçe, një nga zërat më aktiv brenda së majtës.

“Më vjen keq që erdhi puna deri këtu. Bëra çmos që kështu mos të ndodhte”, tha Rama duke iu referuar mospjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E di shumë mirë se askush nga ju nuk është ndjerë mirë me lëshimet e mia, merreni me mend si e ka përjetuar Erjon Braçe. Nuk e ka kaluar dot shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?