Tërhiqet nga politika një nga themeluesit e PD, mesazh për Bashën
24 orë para se Partia Demokratike të dërgojë në KQZ listën me kandidatët për zgjedhjet e 25 qershor, para pak minutash një prej deputetëve themelues të PD-së ka dhënë dorëheqjen. Fjala është për ish-Ministrin e qevrisë së ish-kryeministrit Berisha, deputeti Genc Ruli. Ai ka deklaruar se nuk do jetë pjesë listës së kandidatëve të PD-së, kjo për ti lënë vendin të rinjëve.
Vendimin ai ia ka komunikuar ditët e fundit edhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Ruli u shpreh se:”I kam komunikuar kryetarit se nuk do të kandidoj më për deputet dhe tërhiqem nga politika”.
Ruli, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, u rikthye në vitin 2005, pas një kohe të gjatë jashtë politikës. Në tre legjislaturat e fundit ai ishte deputet i Gjirokastrës, ku fillimisht u zgjodh në maxhoritar dhe më pas në dy legjislatura kryesonte listën në këtë qark.
Genc Ruli, ish-ministër disa herë dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë është tërhequr sot nga politika. Por kush është ai?
Jetëshkrimi
Të dhëna vetjake
Datëlindja: 11.04.1958
Vendlindja: Tiranë
Edukimi:
1977–1981: Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Tiranë.
1978–1982: Diplomuar në Fakultetin Juridik, Tiranë.
1986- Mbron gradën shkencore “Doktor në Ekonomi”, Universiteti i Tiranës.
1994- Merr titullin “Profesor”, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti Tiranës.
Veprimtaria profesionale:
1982–1990: Pedagog i Financës dhe Kontabilitetit, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës.
1994–1996: Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financës.
1996–2005: Pedagog në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranes.
1996-2005: President, Instituti i Studimeve Bashkëkohore.
1992-2005: Kryetar i Këshillit Mbikqyrës, Instituti i Sigurimeve (INSIG).
Angazhime te tjera:
2005- 2009 Anëtar i KOKSH-së.
Kryetar i MADA-s.
Guvernator i BERZH-it, për Shqipërinë.
Guvernator i Bankës Islamike për Shqiperinë.
Veprimtaria politike:
Qershor-dhjetor: Ministër i Financave, Qeveria e Stabilitetit.
1992-1993: Ministër i Financave dhe Ekonimisë.
2005-2009: Ministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës.
17.09.2009-16.09.2013: Ministër i Mjedisit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
Zgjedhur në:
Legjislaturat: V, VI, VII, VIII
Qarku: Gjirokastër
Grupi dhe komisionet parlamentare:
Grupi parlamentar: PD
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin, zëvendëskryetar.
KOHA JONË SONDAZH

