“Tërmet në PD”/ Ilir Rusmali: Jo të dorëhiqet, Basha të largohet nga politika!

Zërave kritikë daj Lulzim Bashës, i është shtuar edhe ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-deputeti i PD-së, Ilir Rusmali.

Ai në një deklaratë të tij është shfaqur tepër i acaruar me konferencën e Lulzim Bashës nga selia e PD-së, që ngriu funksionet organizative dhe sulmoi ish zyrtarët e PD-së. Rusmali thotë se Basha duhet të largohet përgjithmonë si kryetar dhe nga jeta politike, pasi “ngrirja” është vetëm propagandë.

Deklarata e Rusmalit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha tregoi qe s’ka kuptu shpirtin e PD. Une njoh shumicen prej atyre qe kane nenshkruar deklaraten. Te perbuzesh ate kerkese eshte te perbuzesh kocken e PD, eshte gabim i pafalshem.

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha me deklaraten e vet ka shprehur nje keqkuptim te madh. Ai beson se deklarata ishte komplot pallati. Une e njoh PD nga afer. Njoh menyren e reagimit te demokrateve. Jemi perpara instinktit te vetembrojtjes se PD. Ajo deklarate brenda 24 oreve mund te behet me 30.000 nenshkrime.

Nuk ka instinkt me te forte se ai i vetembrojtjes. Eshte gabim qe pergjegjsia te hidhet te kundeshtari apo te te perjashtuarit qe nuk paskan qene aktive. Te gjithe ish-et kane te gjithe nje gje te perbashket: nuk kane asnje pergjegjesi. Jane ish-a. Basha nuk eshte nje nga 60.000 eshte nje dhe i vetem. Eshte kryetar i PD. Pergjegjegjsi e njishit nuk ndahet as me dyshim as me treshin.

Humbja si rregull sjell doreheqjen. Rezultati katastrofik sjell largimin pergjithmone nga jeta politike. Nuk jep dorehqjen njeriu per deklarata. E jep per vetedije politike. Basha po kerkon varrosjen e PD. Zoti Basha gjeti nje zgjidhje qe e kishte paralajmeruar. Zoti Basha hyri ne gare me planin B. Do rihynte ne gare. E reja ketu eshte rezultati katastrofik.

Deklarata e Bashes ka nje defekt teknik. Ka vendosur te ngrije funskionet. Ky eshte fiktivitet dhe nonesens. Me statut kryetai i partise nuk asnje funksion organizativ . Ka funksione drejtimi jo organizative. Eshte propogande, nonsens juridik dhe statutor. Detaj qe zbulon vullnet te keq ne kete proces.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?