FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tërmetet në Korçë, Basha: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Pas lëkundjeve të tëmetit që goditën juglindjen e Shqipërisë, me rajonin e Korçës të prekur më rëndë, ka reaguar përmes disa mesazheve në Twitter, kreu i PD-së Lulzim Basha.

“Qindra banesa janë dëmtuar nga tërmeti që goditi në orët e para të mëngjesit rajonin e Korçës. Shumë banorë kanë mbetur në qiell të hapur dhe qindra të tjerë janë në panik se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre. Gjithçka kishin ndërtuar me sakrificë të madhe është shkatërruar”, shkruan Basha.

Për këtë situatë të jashtëzakonshme, ai kërkon që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. “Duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme në zonën e goditur për të dedikuar urgjent fonde për shtëpitë e dëmtuara. Nuk duhet humbur asnjë çast për shkak të paaftësisë apo lojërave politike, por duhet vepruar menjëherë me fonde e veprime konkrete për të ndihmuar banorët e goditur”, thekson Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, familjeve të mbetura në mes të 4 rrugëve dhe në gjendje tronditjeje e pamundësie totale, shteti duhet t’iu ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim e strehim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?