Tërmetet në Korçë, Braimllari: Qeveria të mos bëjë politikë me fatkeqësinë
Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkoi qeverisë të shpallë urgjentisht gjendjen e jashtëzakonshme në Korçë, ku fshatra të tëra të këtij qarku janë prekur nga tërmeti. Në një dalje për mediat nga selia e LSI-së, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Endrit Braimllari tha se banorët kanë nevojë për mbështetjen e strukturave shtetërore dhe jo për show politik.
Deklarata e plotë
Të nderuar qytetarë,
Protesta e djeshme konfirmoi dhe njëherë përkrahjen e jashtëzakonshme qytetare kundër hajdutërisë , papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së këtij kryeministri dhe kësaj qeverie .
Qytetarët nuk mund të lejojnë Edi Ramën që të kthejë vendin në një sistem monist për të mbuluar hajdutërinë e qindra milion eurove të koncesioneve të tij korruptive.
Qytetarët nuk mund të pranojnë aferën korruptive të rrugës Milot- Balldren dhe të tjera koncesione që shkojnë deri në 600 milion euro për t’u ndarë mes nipërve dhe dajave të tyre.
Ndërkohë mijëra kryefamiljarë, të rinj dhe të reja janë rrugëve të Europës, në një kohë që këta ndajnë 600 milion euro korruptive.
Kjo hajdutëri e çmendur i ka lënë banorët e Korçës, konkretisht të Floqit, Qafë Zezës dhe Vidohovës në mëshirë të fatit. Të shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Dhe të mos çojë atje prefektë karikaturë, kryetarë bashkish që nuk ia kanë idenë e funksionimit dhe shërbimit qytetar, por vetëm shkojnë atje për të bërë një foto dhe për të bërë politikë më fatkeqësinë e atyre banorëve.
Të mos bëjnë politikë me fatkeqësinë e tyre, po t’u shërbejnë dhe të gjenden pranë jo me çadra që fusin ujë dhe që nuk kanë mundësi ngrohje, por ti ndihmojnë banorët, fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me probleme. Të shpallet urgjentisht gjendja e jashtëzakonshme dhe jo fasada dhe show politik.
KOHA JONË SONDAZH

