Tërmeti në Korçë, Meta: Autoritetet të marrin masa të menjëhershme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për situatën e krijuar nga tërmeti në zonën e Korçës.

Në një njoftim për mediat, kreu shtetit shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me pasojat e rënda të tërmetit në zonën e Korçës dhe dëmet e shumta materiale të shkaktuara.

“Presidenti Meta u bën thirrje dhe nxit të gjitha autoritetet qendrore dhe lokale, që të ndjekin me shumë vëmendje dhe të analizojnë me përgjegjësi këto pasoja, si dhe të marrin masa të menjëhershme në plotësimin e nevojave emergjente të banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore duke u garantuar shërbim shëndetësor, pajisje me ushqim e ujë të pijshëm dhe sistemimin në ambiente të përshtatshme strehimi. Presidenti Meta u uron shërim të shpejtë qytetarëve të lënduar”,- thuhet në njoftimin e zyrës së Presidentit të Republikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti ka postuar në Facebook edhe një foto nga dëmet që ka shkaktuar tërmeti në zonat e Korçës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasojat e tërmetit në Korçë

Sot në territorin e qarkut e Korçë janë regjistruar disa lëkundje tërmeti duke filluar nga ora 06:20 deri në orën 09:00. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë fshati Floq i bashkisë Korçë. Banesa të evidentuara me çarje muresh, shembje çatie dhe shembje suvash deri tani në fshatin Floq dhe Dvoran janë 70 banesa. 50 banesa janë të vjetra dhe të pa banuara prej shumë vitesh. Në fshatin Qafëzezë janë të dëmtuara nga tërmeti 10 banesa. Në fshatin Vidohovë kanë pësuar çarje të mureve 20 banesa të vjetra.
Nga informacioni i marrë nga Spitali Rajonal Korçë, janë 4 shtetas kanë shkuar në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmën e parë pasi nga rënia e mureve të disa banesave kanë pësuar lëndime të lehta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?