FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Testimi i infermierëve, Vokshi: Tekë e ministrit Beqja për eksperimente kundraligjore

Deputetja demokarate Albana Vokshi e ka konsideruar një kapriço absurde të ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja testimin e infermirëve, që startoi me datë 24 dhe do të mbyllet me 2 gusht.

“Shpreh keqardhjen dhe shqetësimin e thelle që qindra infermierë do ti nënshtrohen një kapriçioje absurde të ministrit me antireformues dhe demagog të Rilindjes, testimit të ideuar dhe organizuar nga ministri i Shëndetesisë Ilir Beqja dhe shefi i tij Rama”, shkruan Vokshi.

Deputetja demokrate pretendon se, “Ky testim nuk ka për bazë asgjë profesionale apo ligjore, por vetëm interesat politike të PS e cila do ta përdorë atë për të hedhur në rrugë mijëra infermierë, midis tyre me eksperience shumë vjeçare në punë, për ti zevendesuar duke shpërblyer militantët e partisë, të cilët sherbyen bindshëm në fushatën e fundit elektorale për bashkitë.Sistemi më qenësor i shoqerisë, shëndetësia, ka dy vjet që lëngon në hullitë e eksperimenteve kundraligjore, në cënim të çdo norme dhe standarti profesional. Ndërkohe mungesa e investimeve, korrupsioni me tenderat e pajisjeve dhe ilaceve, abuzimi me recetat dhe faturat fiktive po thellon humnerën e mjerimit. Është emergjence kombëtare të ndalojmë këtë rilindje të së keqes!,e mbyll postimin në Facebook Vokshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reth 13.000 infermierë në të gjithë vendin do të testohen deri më 2 gusht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?