“The New York Times”: Presidenti Ilir Meta ul tensionet në politikë

Vendimi i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit është përhapur gjerësisht në mediat më të rëndësishme të botës. Media amerikane “The New York Times”, i ka dedikuar një shkrim vendimit dhe situatës politike. Kjo medie shkruan se Presidenti e motivoi vendimin me nevojën për të zvogëluar tensionet politike në vend. Kreu i Shtetit, tha se “rrethanat aktuale nuk sigurojnë kushtet e nevojshme për zgjedhje të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse”.

 

Në artikull, thuhet edhe se vendimi i Presidentit erdhi edhe për të ulur krizën, që sipas Kreut të Shtetit, minon çdo shans për të filluar bisedimet e pranimit me Bashkimin Europian. “Presidenti tha se do të sqaronte vendimin e tij të hënën. Mijëra shqiptarë që mbështesin opozitën politike dolën në rrugë për një protestë anti-qeveritare të shtunën, duke i bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama, të cilin ata e akuzojnë për korrupsion dhe manipulimin e zgjedhjeve në 2017”,-shkruan më tej “The New York Times”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, “The New York Times”, thekson me të madhe se mijëra shqiptarë që mbështesin opozitën politike u mblodhën për një protestë anti-qeveritare të shtunën. “Pas perëndimit të diellit, gaz lotsjellës dhe flakë u mjegulluan rrugët e Tiranës”, thuhet në artikull. Vendimi i Presidentit Meta ka patur jehonë edhe në media të tjera të mëdha, si “Washingtonpost”, “New York Post”, Francë 24m, ABC News në SHBA, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni shkrimin Origjinal

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?