Thellohet revolta e demokratëve kundër Bashës për votimin pro Ruçit në Kuvend

Sa vjen e thellohet revolta e demokratëve lidhur me votimin pro të tre deputetëve të Partisë Demokratike të kandidaturës së Gramoz Ruçit për kryetar të Kuvendit. Anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD si dhe ish-kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit nuk e përtypin dot këtë rrjedhje votash që në seancën e parë të Kuvendit, teksa në shënjestrën e tyre tashmë është Lulzim Basha si hartuesi i listave të deputetëve, të cilit i kujtojnë dhe deklaratat e tij në momentin kur ai shpalli listën e emrave që ai kishte përzgjedhur për të qenë pjesë e Kuvendit që sapo përfundoi seancën e tij të parë.

Kështu, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së që u bë pjesë e lëvizjes anti-Basha të qershorit Edvin Kulluri ironizon deklaratat e Bashës, i cili merrte përgjegjësitë për përzgjedhjet e tij.

“”Lista e kandidateve per deputete ishte vendimi im personal”! Patjeter i dashur kryetar, ndaj 3 prej tyre votuan Rucin!!!”- ironizon Kulluri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Julian Deda deklaron se e kishte paralajmëruar me kohë se çdo gjë që do të ndërmerrte rama do të legjitimohej pikërisht nga “Lista Basha”.

“Une e parashikova sot, qe çdo gje do legjitimohej nga opozita, qe nuk e kam idene se ke perfaqeson. Mua jo, sepse po te ishte per mua, votimi duhej te ishte bojkotuar. Nejse.

Mazhoranca sot kishte 80 vota. PS 74, PSD 1, PDIU 3 dhe 2 PD. Keta dy te fundit i kane te gjitha mundesite te shtohen ne ditet ne vazhdim. Skandaloze.

Urime Lul Basha, ke bere zgjedhjen e duhur. Kjo ishte lista jote e “demokrateve besnike””- shkruan anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Julian Deda.

Në këtë linjë sh[prehet dhe ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit në Qarkun e Vlorës Skerdilajd Sulozeqaj, i cili shprehet se ata që votuan pro Ruçit duhen përjashtuar përjetësisht nga PD.

“Kushdo nga deputetet e PD-se qe ka votuar pro zgjedhjes se Gramoz Rucit si Kryetar Parlamenti te perjashtohet perjetesisht nga Partia Demokratike!”- deklaron Sulozeqaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?