Theu këmbën në protestë, qytetarja tregon si u ofendua nga Rama në spital: Zhdukuni një orë e më parë!
Adelina Shehu, banore e zonës së Unazës së Re, ka mbetur e plagosur në këmbë gjatë protestës së djeshme para Parlamentit.
Në një intervistë për Fax News ajo shprehet se ndihet tejet e ofenduar nga kryeministri Edi Rama, i cili ditën e djeshme në spital as që i ka vizituar protestuesit e plagosur, por u ka thënë që janë zaptues e që duhet të zhduken një orë e më parë. Më tej ajo shprehet se protesta degradoi e dhunshme pasi u provokua nga policia.
Deklarata e protestues Adelina Shehu:
“Kemi ngelur shumë të ofenduar nga kryeministri jonë. Nuk e prisja, ndoshta deri në ato moment po më dhembte trupi, pastaj më dhembi shpirti. Kemi qenë në një dhomë ku ishin të lënduar dhe dy policë dhe në tre protestues. Erdhi dhe ministri i Brendshëm dhe ai as nuk na i hodhi sytë.
Vjen kryeministri dhe drejtohet tek polici. Kishte përballë një zonjë tjetër të lënduar. Dhe ajo i drejtohet: “O kryeministër po si na e bëtë këtë punë kështu?!”
“Ti moj zonjë mos fol fare, se nuk kam ardhur për ty, por kam ardhur për të parë atë vajzën 24-vjeçare, që i keni hequr gishtat e dorës, se është vajzë nënë, si do të vinte sikur të ishte vajza jote dhe të vinte me gishtat e hequr?”
“O kryeministër po dhe unë jam vajzë nënë, nuk më bëri lopa, shikoje këmbën time si jam bërë, pse nuk duhet të më flasësh?!”
“As nuk dua që t’ja di për ju, ju jeni zaptues dhe duhet të zhdukeni një orë e më parë, mos të dukeni më këtu. Ato që kanë letra do të marrin dëmshpërblim, ju do të zhdukeni.”
I thamë po janë fjalët e tua o kryeministër, kur na thatë ti gëzoni këto shtëpi, kur erdhët të na merrnit votat.
“Nuk është e vërtetë tha nuk ua kam thënë këto fjalë.
Kjo ishte përgjigja e kryeministrit tonë. Dhe kjo na vret më tepër. Nuk na ka vrarë as policia ne, as ne policinë, por na keni vrarë ju si shtet.
KOHA JONË SONDAZH

