Thirrje për policinë, Meta: Rama njeri i papërgjegjshëm

Kreu i Kuvendit, presidenti i zgjedhur Ilir Meta i ka dhënë përgjigje Edi Ramës për deklaratën e tij që policia të dalë e të mbledhë vota pasi të përfundojnë orarin e punës.  Edhe pse Rama kërkoi ndjesë, Ilir Meta e ka cilësuar si qëndrim të papërgjegjshëm.

“Dua të uroj zonjën Tabaku, është një ogur i mirë dhe që reforma do të ecë përpara. Dua të shpreh shqetësimin e thellë për deklaratën tërësisht jo të paligjshme por tërësisht të papërgjegjshmërinë e kryeministrit për policinë e shteti, dua të dënoj heshtjen e drejtorit të policisë për këtë, që është një thirrje e hapur”,-tha Meta.

Më tej kreu i kuvendit, ka pohuar se ka komunikuar me Ministrin e Brendshëm, ku e ka përshëndetur për qëndrimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I kam bërë të qartë sesi kryetar kuvendi dhe president i zgjedhur se do të komunikoj për largimin e çdo krimineli dhe vagabondi që kërkon të blejë vota dhe tjetërsojë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Policisë i mjafton njolla e drogës se zgjedhje askush nuk mund ti prishë në Shqipërisë”, vijoi Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke pohuar se do të niset në Lezhë për të takuar kryeplakun e dhunuar, ish-kreu i LSI-së, u shpreh se detyra e parë në 26 qershor është ndarja e policisë nga krimi dhe bandat.

“Ka një lidhje është e qartë e kemi në Lezhë në berat edhe në Shkodër dhe në disa zona të tjera. Unë do të shkoj nën Lezhë të takoj kryetar e një fshati që është dhunuar”, është shprehur Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?