Thirrjet antishqiptare, MEPJ: Shpresojmë të mbeten të izoluara
Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme, përmes një reagimi të shpërndarë për mediat, shpreh keqardhjen dhe dënon gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet raciste antishqiptare të hedhura dje gjatë ceremonise së festimit të kryengritjes së Ilindenit në Meçkin Kamen në Krushevë.
”Besojmë se këto janë veprime të një grupi të vogël njerëzish të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme dhe shpresojmë që incidente të tilla që ndjellin urrejtje ndëretnike të mbeten të izoluara. MEPJ i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë nxitësit e dhunës dhe vendosjen e tyre para drejtësisë. Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë miq të përhershëm të Maqedonisë. Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin midis vendeve e qytetarëve tanë”,-thuhet në deklaratën e Ministrisë.
Incidenti u shënua paditen e së enjtes në momentin që përfaqësues qeveritar vendosën kurora me lule pranë përmendore së kryengritësve të Ilindenit. “Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur,” ishin thirrjet raciste që u dëgjuan gjatë ceremonisë ku merrte pjesë dhe presidenti maqedonas Gjorge Ivanov.
KOHA JONË SONDAZH

