TIRANË/ Kanë mbetur edhe 41 kuti për tu numëruar, PS i rimerr PDIU-së mandatin e 18-të, Idrizi mbetet jashtë Kuvendit

Tirana që është edhe qarku më i madh, për shkak se prodhon 34 mandate deputetësh janë numëruar deri tani deri tani 1157 nga 1198 kuti votimi ne total.

Nga kutia në kuti prodhohen urpriza dhe lëvizin mandatet, siç ishte rasti i LSI-së që po lufton “dhëmbë për dhëmbë” me PD-në për të marrë 1 mandat, po ashtu edhe fakti që rritja e votave për partitë e mëdha e ka rritur dhe pragun e marrjes së mandatit që tani është bërë mbi 3%. Konkretisht nga numërimi i kutisë të 1157-të të Qarkut, PDIU humbi sërish mandatin e rifituar pak më herët përballë PS-së që arriti 18 mandate. Tani PDIU nuk ka asnjë mandat, gjë që bën që kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi të ngelet jashtë parlamentit.

Kjo luftë “dhëmbë për dhëmbë” pritet të vazhdojë edhe në kutitë e mbetura të panumëruara, ku priten me interes votat e secilës nga partitë që do të jenë përcaktuese për Idrizin nëse do ta rimarrë ose jo mandatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bazë të rezultatit paraprak të numërimit, Qarkun e Tiranës e udhëheq PS me 191212 vota ose 18 mandate, e ndjekur nga PD që ka 122650 vota ose 11 mandate deputetesh. Nga numërimi i deritanishëm LSI ka 53902 vota ose 5 mandate dhe sipas këtij rezultati paraprak nënkryetari i kësaj partie, Luan Rama, i renditur i 5-ti në listën e LSI arrin të hyjë në Parlament.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë LIBRA e Ben Blushit ka siguruar momentalisht 8847 ose 0 mandate për shkak se nuk po e kalon dot pragun 3%. Kurse PDIU ka marrë 11701 vota ose 0 mandate, që do të thotë se sipas këtij rezultati paraprak kryesuesi i listës së Tiranës, Shpëtim Idrizi, mbetet jashtë Parlamentit pasi nuk ka kaluar pragun 3% të Qarkut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?