FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tirane-Shkoder , Presion ndaj Exit Poll I IPR Marketing dhe Ora News, militantë dhe komisionerë partiakë kërcënojnë grupet e punës

Ora News denoncon se komisionerë partive politike, por dhe përfaqësues të partive politike në disa zona, në Shkodër dhe në Tiranë po bëjnë presion ndaj studentëve dhe personave të angazhuar për të realizuar Exit Poll-in e organizuar nga IPR Marketing dhe Ora News që do të trasmetohet në orën 19:00 në Ora News.

Probleme janë hasur në disa zona të Shkodrës. Komisionerë të ndryshëm dhe përfaqësues të parive militantë kanë kërkuar me forcë largimin e përfaqësueve të IPR Marketing. Edhe në tre zona në Tiranë ka pasur probleme të tilla. Tek “Ali Demi” ka pasur një reagim nga komisioneri i PD-së. Ka tre raste me komisionerë të PD- në Tiranë”

“Komuna Rrethina në fshatin Bardhaj në QV 27/ 01 është e pamundur të vazhdohet sondazhi pasi personi i IPR është kërcënuar nga militant të PD duke dyshuar se janë të dërguar nga qeveria. Në Katund të Ri është thyer një kuti e Exit Poll” informon një përfaqësuese e grupit të punës së IPR Marketing.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet apel që komisionerët të mos shkelin ligjin duke penguar punën e personave të angazhuar për Exit Poll.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?