Tom Doshi merr pafajsi në ditën e tërmetit

Gjykata e Tiranes ka shpallur te pafajshëm deputetin Tom Doshi për çështjen e kallëzimit të rremë për atentatin e supozuar ndaj tij. Vendimi u dha kur po bindte tërmeti.

Në seancën e sotme, gjykata vendosi ta shpallë atë të pafajshëm, ndërkohë që vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Mark Frroku, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i mbeten 8 muaj burg.

Ndërkohë që me 1 vit burg është dënuar Durim Bami.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se seancën e shkuar gjatë pretencës, prokuroria kishte kërkuar dënimin me nga një vit burg për deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku dhe shtetasin Durim Bami, në akuzë për “kallëzim të rremë”, lidhur me atentatin e supozuar ndaj deputetit Doshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?