Topalli akuza të rënda Bashës: PD ka mbetur jashtë zgjedhjeve, sepse kjo është lista e zotit Basha dhe jo e PD-së

Deputetja demokrate Jozefina Topalli ka vijuar me akuzat e rënda ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha lidhur me listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

E mbetur jashtë kësaj liste, Topalli tha se ajo reflekton interesat e familjes dhe biznesit të zotit Basha. Topalli deklaroi se PD po shkon drejt rrënimit.

“Nuk ka asnjë shpërthim, nuk është as i asshpër. Është një reagim për një situatë e cila në thelbin e vet është e jashtëzakonshme. Në planin e keqqeverisjes së një kryeministri që e ka bërë të pashpresë këtë vend, e ka mbushur vendin me drogë. Tek një kryeministër që nuk jep garanci për asgjë në jetën e njerëzve dhe në anën tjetër kemi zotin Basha i cili reflekton tek njerëzit diçka që nuk shkon. Ndoshta njerëzit nuk dinë të shpjegojnë se çfarë po ndodh. Nuk është e thjeshtë për ta shpjeguar. Ku është PD kur përballë është një km me qeverisjen më të keqe, më alarmante, që e ka çuar vendin në zgrip të një kolapsi ekonomik.
Mund të ketë qeverisje të këqija, raste kur mafia bëhet vendimtare në vendimet e qeverisë por ka edhe një opozitë që të jep shpresë. Po ku është opozita sot. Ndiej dhe shoh se lista është e braktisur. PD po shkon drejt rrënimit”, tha Topalli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj kjo që po ndodh në PD është e paprecedentë. “Basha me vendim personal, ka vendosur që PD të mos hyjë në zgjedhje përmes bojkotit. Lista “Basha” nuk ka kaluar në asnjë forum të PD, nuk është votuar dhe as miratuar nga Këshilli Kombëtar. Është nxjerrë pas mesnate duke shkelur edhe statutin. E në fund një listë emrash kryesisht private, familjare që reflekton interesa të biznesit dhe familjes Basha. Ka edhe emra të tjerë, njerëz që i njoh, që kanë kontribuar por këta numërohen me gishtat e dorës. Në këto zgjedhje nuk merr pjesë PD. PD ka mbetur jashtë zgjedhjeve sepse kjo është lista e zotit Basha dhe jo e PD-së”, tha Topalli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?