Topalli dhe Imami: Lista e PD është nul, të shkarkohet Lulzim Basha

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe ish-ministri, Arben Imami, dy nga ikonat e PD-së por të lënë jashtë listës të kreut Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 qershorit, në një konferencë për mediat, kanë deklaruar se listat janë hartuar kundër statutit të PD-së, ku dhe kanë kërkuar mbledhjen e forumeve për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Lista e PD-së u kundërshtua nga Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi por që ka marrë mbështetjen nga Eduard Selami.

Gjatë konferencës, ish-ministri Imami u shpreh se listat u krijuan nga Basha dhe se janë në shkelje me ligjin. Sipas tij, këto lista të cilat kanë shfaqur probleme edhe sipas KQZ-së, automatikisht theksoi ish-ministri ato janë nul dhe janë në shkelje me ligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjendja e krijuar pas publikimit tëlistave ka krijuar një shqetësim të madh, probleme serioze, reagim qytetar, të militantëve të partisë, të kandidatëve që janë në lista. Ne e kuptojmë që mesazhi i tyre është nuk mund të largohet Rama duke shkatërruar PD-në. Vendimi për këtë listë është marrë nga një njeri i vetëm, në shkelje të statutit, në shkelje të çdo procedure normale, është marrë në shkelje me ligjin dhe ky fakt është nul”,-theksoi Imami.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e saj ish-kryetarja e PD, Topalli, pak para konferencës në një postim të gjatë në facebook, u shpreh se prej datës 26 maj, PD nuk është më parti e dhjetorit 90, por një forcë politike klienteliste në duart e Bashës. Për Topallin, Basha është lider i rremë i “Republikës së Re”

Më tej në konferencë, ish-kryeparlamentarja, nënvizoi se:”Edi Rama do sundojë dhe do qëndrojë në krye të qeverisjes për një kohë të gjatë. Nuk i di hollësitë e marrëveshjes Rama-Basha, por preokupimi im është PD asaj që i kemi falur 20 vite të jetës dhe sigurisht na ka privilegjuar duke na dhënë besmin ndër vite”, u shpreh Topalli.

Të dy janë pjesë e të vjetërve në PD, që Basha nuk preferoi t’i rikandidonte duke i lënë kështu jashtë garës për deputetë të 25 qershorit. Vetëm pak më parë, Topalli përmes një deklarate për mediat shpërtheu kundër Bashës, duke e quajtur atë të rremë.

24 deputetët e grupit, të lënë jashtë listës

Shumë nga drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike kanë mbetur jashtë listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit. Lexoni më poshtë listën e “të përjashtuarve” nga listat e dorëzuara në KQZ.

Jozefina Topalli

Majlinda Bregu

Eduard Selami

Ridvan Bode

Astrit Patozi

Arben Imami

Keltis Kruja

Enno Bozdo

Asllan Dogjani

Kastriot Islami

Myqerem Tafaj

Bedri Hoxha

Roland Keta

Igli Cara

Kosma Dashi

Bedri Mihaj

Arbiola Halimi

Genc Ruli (nuk kandidoi vetë)

Eleina Qirici

Gjergji Papa

Mimoza Hajdarmataj

Albina Deda

Gjovalin Bzhetaj

Irma  Kopliku

Liljana Elmazi Billa

R.Sh

Mund të lexoni edhe:

Topalli: PD-ja nuk ekziston më, Basha lider i rremë i “Republikës së Re”

Topalli tregon pse është kundër Bashës: Që kur zbriti nga avioni…

Shkarkimi i Bashës, ja sa firma i duhen Topallit e Imamit nga Këshilli Kombëtar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?