Topalli e lumtur me rikthimin në kuvend, përshëndet gazetarët (FOTO)
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka qenë kundër bojkotimit të Kuvendit dhe sot pas 90 ditëve protestë të PD-së në çadër, rikthimi në seancën e jashtëzakonshme i ka sjellë deputetes buzëqeshje.
Topalli një nga kritiket e bojkotit të PD-së nuk pranoi të mbajë ndonjë prononcim para gazetarëve, por e qeshur ju drejtua atyre që kërkonin një prononcim vetëm me këtë fjalë: “Ju përshëndes, ju përshëndes të gjithëve”.
Brenda sallës së Kuvendit, teksa ka zënë vend në karrigen përkrah ish-kryeministrit Sali Berisha, Topalli nuk e ka përmbajtur gëzimin për pjesmarrjen në seancën e parlamentit.

KOHA JONË SONDAZH

