FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Topalli ‘e pamëshirshme’ ndaj Bashës: Lista është e tij, nuk është e PD-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli e cila ka kritikuar Lulzim Bashën dhe nuk u përfshi ne listat e PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit, ka folur për situatën aktuale politike dhe zgjedhjet. E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’, Topalli tha se gjithcka që ka thënë ndaj Bashës është e vërtetë, ndërsa lista e kandidatëve të tij nuk është lista e PD-së. Topalli shpjegoi edhe deklaratën e saj kundër kryedemokratit të cilën e cilësoi si lider “të rremë”.

“Pse i rremë?! Do ta përshkruaja si jo të ashpër dhe nuk ka mllef, por një të vërtetë të madhe. Shumë njerëz në vite e kanë konstatuar këtë të vërtetë në deklarata dhe veprime të zotit Basha. Unë jam e bindur se kjo ka qenë e vërtetë edhe kur me thoshin se ti po paragjykon. Unë kam bindjen e thellë se e rremë është fjala e duhur që e përshkruan Bashën. Sot është një situatë e paprecedntë, e rremë dhe Republika e Re, e rremë dhe Çadra, të rremë dhe takimet, dhe lista, dhe lista e Bashës nuk është e PD.”- tha Jozefina Topalli.

 vijon…

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?