FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Topalli: Kambanat bien për kë ka veshë, Basha ka vjedhur garën

Në një kohë kur të gjithë prisnin që ajo të ishte pjesë e takimit të sotëm që po zhvillon grupi anti-Basha në Akademinë e Arteve, Jozefina Topalli thyen heshtjen.

Në një prononcim për “BalkanWeb”, Topalli ka shpjeguar arsyen e mungesës së saj, duke pohuar se kambanat bien për kë ka veshë për të dëgjuar.

“Mbështes cdo përpjkeje e cdo nismë të çdo demokrati, cdo aktivisti, cdo personaliteti të PD-së që ka synim ndërgjegjësimin e opinionit për krizen ekzistenciale në të cilën ndodhet PD-ja, kjo për shkak të humbjes katastrofale të 25 Qershorit. Sot kembanat bien për kë ka veshë për të dëgjuar. Lulzim Basha ka marrë peng PD, ka vjedhur garën, ka dhunuar statusin dhe ka hyrë në një farsë që vetëm me fjalën demokratike nuk ka lidhje. Lulzim Basha ka tradhëtuar PD e parimet e saj”, tha Topalli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?