Topalli: “Republika e re” dhe “Rilindja” janë njësoj

Ndër shumë akuza ndaj Lulzim Bashës, ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli: Unë kam frikë nga marrëveshjet e fshehta dhe në funksion të saj nuk shoh asnjë preokupim qoftë edhe për rezultatin e listës Basha. Më 24 maj zyrtarisht nuk ekziston në PD, por Republika e Re, Rilindje dhe republikë janë njësoj, nuk kam më asnjë dilemë. Është zhdukur edhe logo e PD, nuk ekziston më. Prandaj them duhet filluar një lëvizje e madhe, e cila nuk bëhet në 2 muaj. Sot jam këtu për të mos vdekur shpresën, sepse të dëshpëruarit do të gjejnë rrugën e shkurtër, marrëveshja e fshehtë është zhdukja e PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” deklaroi se Lista Basha është hartuar për interesa të familjarëve të tij. Ajo tha seUnë nuk kam asnjë shpërthim dhe nuk jam shprehur ashpër, por kam bërë një reagim për një situatë që është jo e zakonëshme. Një në planin e keqëqeverisjes, që është mbushur vendi me drogë, që shqiptarët që kanë ikur dhe nga ana tjetër kemi një opozitë ose më mirë kemi z. Basha i cili reflekton tek njerzit, diçka që nuk shkon. Pse listat e tij janë të braktisura? Ku është PD ku përballë është kryeministri me keqqeverisjen më të keqe, më alarmante? Cila është opozita sot? Ndihej dhe shoh që lista është e braktisur, ajo që ishte PD. Po shkon drejt rrënimit. Z. Basha me vendim personal nuk donte që PD të hynte në zgjedhje, dhe pastaj “Lista” Basha që nuk ka kaluar në asnjë forum. Lista reflekton interesa të biznesit të familjes Basha dhe të biznesit të vendit, në këto zgjedhje nuk merr pjesë PD, në këto zgjedhje PD ka mbetur jashtë zgjedhjeve.
Ndërsa Fatos Lubonja, i ftuar në emision shtoi se” Mua nuk më vjen keq nëse zhduket PD, nëse Basha i bën realitet tezat e Republikës së Re, për zhdukjen e oligarkëve etj.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?