FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Topalli takim me zyrtarët e Merkel: Basha rrënoi PD-në

Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim dy zyrtarë të partisë së kancelares gjermane Angela Merkel.

Topalli informoi zyrtarët gjermanë me atë që ajo quan, kërcënimin që shfaqet pas tre dekadash, me një kryetar partie si Lulzim Basha që nuk lëshon karrigen edhe pse humbi në zgjedhje.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Topalli bën me dije se zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU dhe Elke Kreiser ishin njohur me rezultatin e opozitës në zgjedhjet e 25 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Topalli shkruan se është e shqetësuar, pasi vendi po mbetet pa opozitë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi i Jozefina Topallit:

Vendi pa opozite!

Me Dr. Joachim Pfieffer (zedhenes i grupit parlamentar CDU/Csu ne Bundestag per ekonomine dhe energjine), dhe Elke Kreiser.

Ata ishin njohur me rezultatin rrënues te Opozitës me 25 qershor.

Bashkebiseduam per zhvillimet e fundit politike.

I njoha ata me kërcënimin qe shfaqet pas rreth gati 3 dekadash, kur një kryetar partie (i vete shpallur i vetengrire), nuk lëshon karrigen, edhe pasi ka rrënuar partine qe drejtoi, me 230 mije vota me pak, ose me një rënie rreth 35% me te thelle nga humbja e fundit, ne kushtet e qeverise me te keqe te Edi Rames.

Unë shpreha shqetësimin e thelle per rrezikun e mbetjes se vendit edhe pa një opozite te vërtete, si gjeja me kërcënuese për nje vend qe ka jetuar 50 vite ne diktature.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?