FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Topi: Ja pse bëra koalicion me Ramën

Dje, në Pallatin e Kongreseve ku u prezantuan 61 kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane, kryeministri Edi Rama ftoi në skenë edhe aleatët e rinj e të vjetër, mes të cilëve ra në sy prania e kryetarit të FRD-së, Bamir Topi dhe atij të PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Ish-Presidenti i Republikës e shfrytëzoi fjalën e tij për të treguar ndër të tjera edhe arsyet se pse iu bashkua koalicionit të majtë.

“… Erdhi si e papritur dalja në këtë skenë, por falë eksperiencës në të tilla raste nuk gjendem në befasi. Dëshiroj të falenderoj në mënyrë të veçantë kryeministrin Rama, i cili jam i bindur se nuk ka qenë në vështirësi, sepse ka qenë një pjesë integrale e vizionit të tij për zhvillimin e qyteteve të Shqipërisë që bëri të mundur për ta shtrirë këtë koalicion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ta bërë jo një koalicion ideologjik, por një koalicion qytetar për qytetarët, për qytetet dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ajo që ka predominuar tek unë dhe miqtë e mi është e ardhmja e qyteteve tona, e ardhmja e familjeve tona dhe e ardhmja e të rinjve dhe të rejave që duhet ta gjejnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Jam i bindur që do bëjmë më të mirën që kandidatët tanë të jenë fitues”, – tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?