Trafikanti: Do t’i japim 10-0 kryeministrit, do ta habisim atë!

Avdylajt nuk vidhnin dhe blendin vota ata kishin influencë të fusnin edhe njerëzit e tyre në kuvendin e Shqipërisë. Ky është një fakt i ri në morinë e përgjimeve që janë botuar në shtypin gjerman.

Në videon më poshtë dëgjohet kreu i grupit kriminal në Shijak, Astrit Avdylaj që telefonon Arjan Ndraxhin, vëllain e “Lirit”, deputetin e ardhshëm të PS-së.

Siç shpjegon “BILD”, grupi kriminal i Avdylajve i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama nëpërmjet kryebashkiakut Vangjush Dako, që Ilir Ndraxhi të renditet në listën e kandidatëve për deputet të PS-së në qarkun e Durrësit. Në këtë bisedë, bosi i krimit Astrit Avdylaj telefonon vëllain e deputetit potencial dhe e pyet nëse i vëllai “Liri” ka marrë ndonjë telefonatë “nga lart” për t’u konformuar si kandidat i PS-së. Më tej, Astriti zotohet se ata do të punojnë shumë fort për të surprizuar “të gjatin” (Edi Ramën) me një rezultat pozitiv “10 me 0”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa ditë më pas, Ilir Ndraxhi është konfirmuar si kandidat për deputet i PS-së në Durrës, duke përfaqësuar interesat e grupit kriminal të Avdylajve, në këmbim të mbështetjes së tyre në fushatën elektorale të PS-së në qytetin bregdetar. Elton Arbana, kryetar i komunës në Shijak, është përmendur gjithashtu në bisedë si një kandidat për deputet për të cilin grupi i Avdylajve po përpiqet ta fusë në listën e PS-së, por renditja që ata po diskutojnë lidhur me të nuk është shumë e favorshme ( i 10-i ose i 11-i).

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas marrëveshja ndryshoi, Elton Arbana nuk u përfshi në listë, por iu premtua “diçka më e mirë”. Elton Arbana është sot kandidat i PS-së për bashkinë e Shijakut në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?