FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tragjeditë në bregdetin shqiptar, Vasili: Rama i pashpirt me indiferencën, as dorëheqjet nuk mjaftojnë

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me një tjetër ngjarje të rëndë që ndodhi në bregdetin shqiptar, ku një turist sllovak u mbyt sot në Golem.

Në mesazhin e tij Vasili theksoi se tragjeditë në bregdet vazhdojnë, ndërsa sipas tij kryeministri Edi Rama hesht.

“Tragjeditë në bregdetin shqiptar vazhdojnë pa ndalim dhe shurdhëria kriminale e qeverisë vazhdon.
Indinjata e çdo qytetari të këtij vendi s’ka kufij ndaj kësaj indiference të pashpirt të kryeministrit fjalaman dhe demagog. As dorëheqjet nuk mjaftojnë, prokuroria duhet të mos vonojë më.”, citohet në mesazhin e Vasilit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?