FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tre deputetet simpatike në parlamentin e ri

Në parlamentin e ri të Shqipërisë në shtator do të jenë për tre vajza të reja nën moshën 25 vjeçare, konkretisht, 24, 23 dhe 22 vjeç. Fjala është për dy deputete të LSI-së dhe një të PDIU-së.

Kejdi Mehmetaj do të jetë sërish në parlamentin shqiptar nën siglën e LSI-së, por në shtator asaj do t’i bashkohet edhe “kolegia” Floida Kërpaçi, 23 vjeçare. Dy të rejat e LSI kanë dalë fituese në qarkun e Tiranës.

Më e vogla nga deputetet e reja do të jetë ajo e Partisë Drejtësi Integrim e Unitet, deputetja e qarkut të Dibrës Reme Lala.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reme Lala është dhe deputetja më e re e parlamentit që pritet të nisë punimet në shtator të këtij viti. Ajo është vetëm 22 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?