Tre ish-kryetarët e KQZ: Reforma zgjedhore kërkon vullnet politik
Në një kohë kur reforma zgjedhore po kthehet në kryefjalën e politikës, ekspertët mbështesin kërkesën për realizimin e votimit dhe numerimit elektronik. Për dy ish kryetarët e Komisionit Qëndrorë të Zgjedhjeve, Kristaq Kumen dhe Çlirim Gjatën, nëse kjo realizohet do të sjellë mirëadministrim të procesit zgjedhor.
“Është i mundshëm për t’u bërë nëse ai do të realizohet si një proces i mbyllur brenda qendrës së votimit”,-shprehet Kume. Por Gjata shpreh se me këtë mënyrë ka pasur probleme por është i arritur. “Janë realizuar dhe probleme të tjera në mbarë vendin rrugë elektronike, pse mos bëhet dhe votimi në rrugë elektronike”.
Por ish-kryetarja e KQZ Lefteri Luzi nuk ndan të njëjtin mendim. “Të konsiderosh 1.5 milionë votues shqiptarë, t’i çosh në votim elektronik dhe numërim elektronik për shkak se partitë politike nuk kanë besim te njëri-tjetri, ku kostoja është jashtëzakonisht e madhe dhe besueshmëria e procesit gjithmonë lë shumë për të dëshiruar, mendoj se nuk është një zgjidhje”.
Sa i takon propozimit të Partisë Demokratike për të ulur rolin e kryetarëve dhe për t’i dhënë qytetarëve mundësi zgjedhje, ekspertët japin sugjerime të ndryshme.
Kristaq Kume: “Unë do të isha për sistem propocional të paster, me një zonë zgjedhore, me lista të hapura, i cili jep jo vetëm mundësi gare, i jep mundësi po ashtu formimit të koalicioneve postzgjedhore si dhe krijon mundësi për emigrantët”.
Çlirim Gjata: “Mund të jetë qoftë sistem maxhoritar i pastër ose i përzier, qoftë propocional i pastër apo i përzier, e rëndësishme eshtë që të jetë me lista të hapura, që qytetarët të mos votojnë atë që u urdhërohet apo ju vjen në pjatë nga partia, por të votojnë vetë atë që duan të shkojë deputet”.
Lefteri Luzi: “Reforma zgjedhore nuk sjell demokracinë e partive politike, duhet që këto të fundit të aplikojnë metoda të tilla që të cilat sjellin demokracinë brenda për brenda partive politike”./ Klan Plus
KOHA JONË SONDAZH

