Tre krime në 1 orë, Braimllari: Rama shkatërroi sigurinë publike
Të shtënat me armë në Tiranë, rrahja mes 10 personave para gjykatës së Vlorës, për deputetin e LSI-së kanë një përgjegjës. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, shkruan se facebook se Kryeministri Edi Rama, shkatërroi sigurinë në vend.
Sipas tij, këto ngjarje ndodhin për shkak se mungon plani i masave për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. ”Mungesa e planit të masave për të garantuar rendin dhe sigurinë publike ka sjell rritjen e ngjarjeve te renda të cilat cënojnë jetën e qytetarëve në mes të ditës”,-shkruan Braimllari.
Ndaj dhe thirrja e tij është që qeveria ti shërbejë qytetarit me një plan masash dhe jo krimit të organizuar. ”Vendi ka nevojë urgjente për një plan masash për garantimim e rendit dhe sigurisë publike. Për kthimin e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë, për Kryeministër dhe ministra që duan ti shërbejnë Shqipërisë dhe jo krimit të organizuar.
Statusi i plotë
Ngjarjet e fundit në vend konfirmojne mungesen e sigurise publike per shkak te nje kryeministri te lidhur me krimin e organizuar dhe paligjshmerise se tij ne rritje.
Te shtenat me arme ne mes te dites ne qender te Tiranes, ngjarjet e ndodhura ne Vlore dhe ne Durres duken tani me normale per kete Kryeminister.
Mungesa e planit të masave për të garantuar rendin dhe sigurinë publike ka sjell rritjen e ngjarjeve te renda të cilat cënojnë jetën e qytetarëve në mes të ditës.
Frymemarrja qe ky Kryeminister i ka dhene krimit te veproje ne lirshmeri tani eshte kthyer ne rrezik per cdo qytetar.
Vendi ka nevojë urgjente për një plan masash për garantimim e rendit dhe sigurisë publike. Për kthimin e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë, për Kryeministër dhe ministra që duan ti shërbejnë Shqipërisë dhe jo krimit të organizuar.
/Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

