Trefishohet vlera e pronës në Astir. Veliaj: Kush votoi e besoi tek lagjja Rilindja (ish-Astir), sot u shpërblye

Vlera e pronës në zonën e Astirit është trefishuar pas ndërtimit të Unazës së Madhe, projekt i cili u bllokua për 3 vite me radhë nga opozita. Ekspertët e pasurive të paluajtshme pohojnë se kjo është zona ku prona ka pësuar rritjen më të madhe të vlerës në Tiranë vitet e fundit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shkruan në Twitter se ky është rezultati më pozitiv i punës që sjell zhvillimin për të gjithë ata që e përkrahin atë.

Kush votoi e besoi tek lagjja Rilindja (ish-Astir) se rruga, puna e zhvillimi do u jepte më shumë vlerë atyre shtëpive, sot u shpërblye! Vetëm përpara!”, – shprehet Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë për Euronews, eksperti Gjergji Bega tha se një apartament sot në zonën e Astirit shitet me 1200 euro metri katror, ndërkohë që para vitit 2015 kjo zonë ka qenë problematike për shitje, me një çmim prej 400-500 euro për metër katror.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?