Tritan Shehu: Digjni foton e Kryeministrit, jo flamurin e Francës

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar sot për protestën e zhvilluar në Shkodër për vdekjen e Florenc Beqiraj.

Duke shprehur ngushëllim për humbjen e jetës së një të riu, Shehu thotë se përgjegjësia duhet kërkuar te qeveria në Tiranë.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut:

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhen djegur fotot e Kryeminstrit e Ministrave tane, jo Flamuri i Frances Mike e Demokratike!

Swiss Digital Mobile Reklama

Nje ngushellim i thelle per humbjen e jetes se re te Florencit! Shkaku duhet kerkuar te gjendja e rende ekonomike e sociale ne vend, te humbja e shpreses per te ardhmen.

Jane me qindra mijra pjese e ketij eksodi masiv shqiptar, me shume se ne fillim te viteve 90-te. Shkaku eshte keq qeverisja ne Shqiperi, korrupsioni, droga e krimi qe mbulojne vendin. Nqs ne France dikush ka vepruar ne kundershtim me ligjin apo te drejtat universale, pa asnje dyshim e verteta do te zbardhet. Fatkeqesisht kjo rendom nuk ndodh te ne”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?