FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump, sekretarit të Shtetit: Mos humb kohë me Korenë. Do bëjmë atë që duhet bërë!

Duket se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë mundësinë e arritjes së ndonjë zgjidhjeje diplomatike me Korenë Veriore, pasi i ka thënë sot top diplomatit amerikan të mos humbasë kohë duke u përpjekur të negociojë me liderin e Penianit, Kim Jon Un.

“I thashë Rex Tillersonit, sekretarit tonë të mrekullueshëm të Shtetit, se po e humb kohën e tij duke tentuar të negociojë me Njeriun e Vogël Raketë”, ka shkruar sot Trump në rrjetin social Twitter, duke e përdorur nofkën sarkastike për Kimin, transmeton Express.

Komenti i Trumpit erdhi një ditë pasi Tillerson zbuloi se Shtetet e Bashkuara janë në komunikime të drejtpërdrejta me Korenë Veriore për programin e saj bërthamor dhe raketor, por se Peniani ka treguar pak interesimin për dialog.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ruaje energjinë Rex, do të bëjmë atë që duhet bërë”, ka thënë Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë vizitës në Kinë ditën e shtune, Tillerson tha se Uashingtoni është duke e hetuar mundësinë për bisedime me Penianin dhe se ekzistojnë kanale të shumëfishta komunikime me Korenë Veriore.

Kjo ishte hera e parë që administrata Trump e pranon se është në komunikime direkte me Penianin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?