FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trumpi dhe tentativa Rama për ti dhënë dorën

Samiti i NATO-s që po zhvillohet në Bruksel ishte rasti që Kryeministri Rama të tregonte se Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nuk i mbante mëri për ato që ai kishte thënë gjatë fushatës presidenciale. Kreu i qeverisë shqiptare mundohej të shfaqej i qeshur dhe i shpenguar gjatë ceremonisë publike të mbajtur në nisje të samitit dhe gjatë memorialit për rënien e murit të Berlinit. Gjatë gjithë ceremonisë ishin të dukshme tentativat e Ramës për t’i qëndruar sa më pranë kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Burime nga Kryeministria konfirmojnë se ka pasur një bisedë të shkurtër mes Presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kryeministrit Edi Rama, gjatë punimeve me dyer të mbyllura të Samitit të NATO-s në Bruksel.

Mësohet se biseda është përqëndruar në aleancën strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, Reformës në Drejtësi dhe luftës së përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë takim e konfirmon edhe kongresmeni republikan i Floridës, Matt Gaetz, me anë të një letre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai thotë se është i lumtur për takimin mes tyre. Kongresmeni ishte në delegacionin e para një muaji që vizitoi Tiranën, e thotë se përgëzon kryeministrin për reformat./Top Channel

LETRA:

Jam i lumtur për takimin mes Presidentit Trump dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. SHBA-të kanë gjetur një aleat të fortë tek Shqipëria në luftën kundër ISIS.

Pas vizitës në Shqipëri muajin e kaluar, dua të përgëzoj kryeministrin Rama për reformat që qeveria e tij ka ndërmarrë.

Reforma në drejtësi, mbetet një nga arritjet kyçe të qeverisë Rama, sepse ndihmon popullin shqiptar dhe të gjithë rajonin.

Kryeministri Rama ka treguar një lidership të madh në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri dhe drejtimin e vendit më afër Bashkimit Europian


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?