FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tryeza e partive. Rama nuk pranon të jap 4 ministra teknikë

Placeholder Image

Prej orës 20.05 në kryesinë e Kuvendit ka nisur një takim me krerët e partive parlamentare i iniciuar nga Partia republikane dhe ajo Agrare Ambjentaliste. Të pranishëm janë edhe kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha. Nga burime brenda takimit, lapsi.al mësoi se kryeministri Rama nuk tërhiqet nga mbajtja e zgjedhjeve në 18 qershor. Të njëjtat burime i thanë lapsi.al se me shumë vështirësi Rama mund të shkojë deri në 2 korrik, por jo më tej. Të njëjtin qëndrim kreu i qeverisë po mban edhe me disa pika të rëndësishme të paketës “McAllister plus”. Rama nuk pranon futjen në qeveri të 4 ministrave të propozuar nga opozita duke lëshuar vetëm 2 ministra pa portofol.

Një tjetër detaj jo pak i rëndësishëm që mësohet nga kjo tryezë është se Rama është lënë vetëm edhe nga aleatët e tij në qeveri, LSI dhe PDIU. Përfaqësuesit e këtyre dy partive, Petrit Vasili dhe Shpëtim Idrizi janë shprehur se mbështesin pa asnjë rezervë paketën “McAllister plus”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?