Tsipras: Jemi pranë marrëveshjes. Ligji i luftës dhe kufijtë, në diskutim

Kryeministri grek, Alexis Tsipras deklaroi se dy çështjet e mbetura mes Athinës dhe Tiranës, ajo e ligjit të luftës dhe kufijve, janë shumë pranë gjetjes së një zgjidhje.

“Ka përparim të madh, – thotë shefi i ekzekutivit grek, – ndonëse nuk janë përmbyllur ende”.

Sipas gazetës “Prototema”, Tsipras rrëfen se Athina është duke diskutuar çështje kufitare me Tiranën.

Swiss Digital Desktop Reklama

E përditshmja ngre pyetjen nëse kjo ka lidhje me deklaratën e Johannes Hahnit, e cila u interpretua në mediet greke si bisedime mes dy vendeve për modifikimin e vijës kufitare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazeta thekson se kjo çështje është e ndryshme nga ajo e përcaktimit të Zones Ekskluzive Ekonomike mes Greqisë dhe Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?