Turizmi, Rama: Të huajt na vlerësuan. Mos i drogoi qeveria? (VIDEO)

Nga gjiri i Lalëzit në Durrës, kryeministri Edi Rama, e ka vlerësuar këtë sezon veror si një ndër sezonet më të mira. Rama theksoi se pastërtia, siguria dhe larmishmëria janë 3 elementët që e bënë Shqipërinë, të vizituar nga miliona turistë.

”Kemi pasur sezonin më të pastër turistik. Ka qenë sezoni me më pak plehra, që ka qenë një problem mendësie te “patriotët” tanë, që shajnë me zell kundërshtarët në futboll dhe qajnë kur shohin shenjën e shqiponjës, por nuk janë gati për të mos hedhur plehrat vend e pa vend. Shqipëria është pis për shkak se ne jemi të padrejtë dhe të pabesë me të në radhë të parë. Në këtë aspekt ka pasur progres. Ka qenë edhe sezoni turistik më i sigurtë: është zgjidhur problemi i vjedhjeve nëpër hotele, pas organizimit mes policisë dhe operatorëve. Është zgjidhur edhe problemi i energjisë elektrike. Kjo si rezultat i investimeve që janë bërë”, deklaroi Rama.

”Të huajt na e vlerësuan vendin si të bukur dhe me çmime të lira, ndërsa shqiptarët shkruajnë se Shqipëria është e shëmtuar dhe e shtrenjtë. Këta të huajt mos i drogoi qeveria që thonë fjalë të mira? Jo se nuk kemi më probleme, por kemi pasur një sezon ndryshe nga herët e tjera”, shtoi kreu i qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?