TVSH bllokon sinjalin, Panariti: E pabesueshme censura në një vend që aspiron BE

Televizioni Shqiptar ka bllokuar sinjalin televiziv për transmetimin e seancave të Parlamentit në mediat kabllore në vend, duke kërkuar një pagesë në këmbim të zhbllokimit të tij. Jo nxiti jo pak debat mes maxhorancës dhe opozitës.

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, përmes një statusi në facebook, është shprehur se sot nuk po cënohet vetëm e drejta e informimit por po shkelet e drejta që votuesi të njihet me atë çfarë deputetët e votuar, përcjellin.

”Parlamenti nuk i flet vetëm vetes por mbi të gjitha popullit. Mediat e lira dhe të pavarura janë përcuese të kësaj fjale. Për sa kohë që këto dritare mbyllen me lloj-lloj pretekstesh, jo thjesht cënohet e drejta kushtetuese e informimit por mbi të gjitha shkelet e drejta e votuesve për të përcjellë se si ligjëvënësit me nisma ligjore dhe debat politik plotësojnë ose jo pritshmëritë e tyre të shprehura me votë”, shkruan Panariti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ai shton se është e pabesueshme censura e sotme, e një vendi që kërkon të bashkohet me BE-në. ”E pabesueshme censura e sotme për një vend që aspiron integrimin europian”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?