U hoq nga lista, deputetja e PD në Shkodër: Të mbështesim skuadrën fituese të Bashës

Deputetja e Shkodrës, Irma Kopliku, është lënë jashtë listave të kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, demokratja shkodrane shprehet në mbështetje të PD-së për këtë proces.

Duke u ndalur tek 4 vitet e saj në Parlament si deputete e PD-së, Irma Kopliku thotë se kjo ishte një eksperiencë e mrekullueshme për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

“U bëra pjesë e një sërë fitoresh”, shkruan Kopliku, teksa përmend si një prej tyre ligjin për dekriminalzimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

POSTIMI PLOTE
Më së fundmi ekipi për 25 qershorin, për përballjen përfundimtare është gati.
Kam qenë pjesë e një ekipi të mrekullueshëm, që bëri opozitë në kushte shumë të vështira. U desh të përballemi me persona me rekorde kriminale, me fenomene si varfëria, korrupsioni, klientalizmi e lista nuk ka fund.

Në atë rrugetim pata dhe vështirësi, edhe lodhje, por edhe momente të bukura. Ishte një eksperiencë e mrekullueshme. U bëra pjesë e një sërë fitoresh:
Ligji për dekriminalizimin,
reforma në drejtësi e së fundmi kauza ” Për zgjedhje të lira e të ndershme”.

Asgjë s’do arrihej në se nuk do ishim bashkë në diskutime e në angazhime për të bërë më të mirën e mundshme. Pata rastin të marr nga eksperienca e kolegëve më të vjetër se unë në politikë, por pata dhe fatin të ndaj momentet e ndryshme me shumë miq të rinj.
Jo e fundit për nga rëndësia, ajo që dua të veçoj, është respekti e mbështetja që më dhanë bashkëqytetarët e mi shkodranë, por jo vetëm.

Tani çdo gjë që është arritur duhet çuar përpara. Kjo arrihet me angazhimin e skuadrës së re, me mbështetjen tonë e me mbështetjen e çdo demokrati.
Suksese miq demokratë e bashkë do ja dalim të kemi sukses ne këto zgjedhje!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?