U padit nga Prokuroria. Salianji: Duhej të kishim reaguar edhe më fort!
Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas padisë që i ka bërë Prokuroria për protestën e djeshme.
Ai paralajmëron Kryeministrin se opozita nuk do ta lërë asnjë ditë të qetë.
Deputeti thotë se i vetëm merak që ka për protestën e djeshme është se duhet të kishte reaguar me fortë kundër Edi Ramës dhe Qeverisë.
REAGIMI I PLOTË
Dita e parë në punë e kryeprokurorit Rama nis me ëndrrën të tij në sirtar, asgjësimin e opozitës dhe mbretërimin mes parave të nxjerra nga gjaku dhe zhvatja e qytetarëve shqiptarë!
Asnjë ditë ska për të fjetur i qetë, kusuret e tij do t’i paguajë ai vetë.
Prokuroria dhe gjykatat duhet të hetojnë dhe çojnë pas hekurave kriminele, banditë dhe të korruptuarit e qeverisë që po e çojnë Shqipërinë në greminë.
Duhet të nisë nnga Rama që po privatizon Shqipërinë dhe ka patologjinë se do skllavërojë dhe popullin! Ai është skllavi më i madh, skllav i parasë dhe i vesit.
Nga dita e djeshme mbetet vetëm një pishman; duhej reaguar edhe me fort!
Kemi kryer vetëm detyrën shtetêrore që na ngarkon ligji; në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të kushtetutës.
Puçistët që ishin duke vjedhur votat e opozitës për të emeruar Ramën Prokuror, nuk janë të opozitës. Mbrojtja e qytetarëve nga pushteti pa kufi është pa asnjë diskutim detyrë e opozitës.
Një pishman kam nga dita e djeshme, duhej reaguar më fort. Me këta ka vetëm një rrugë, përballja pa kthim!
KOHA JONË SONDAZH

