U pagua për qëndrimin në çadër? Ish-deputetja e PD: Ndihem me turp, mos u kthefsha më kurrë

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi ka reaguar përmes një statusi në ‘Facebook’ për shkrimet në disa media se ajo dhe deputetë të tjerë janë paguar gjate ditëve të gjata që qëndruan në Çadrën e Lirisë, para Kryeministrisë.

Sipas lajmit nga një media në vend, ajo kishte përfituar 125 952 lekë për karburant, dieta dhe telefon, por ish- deputetja thotë se kjo nuk është aspak e vërtetë, ndërsa shprehet se ndihet me turp që ka bërë politikë.

Statusi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo eshte e turpshme po aq sa e neveritshme. E porositur si nje sulm nga njerez te vegjel ne shpirt e ne moral.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sqaroj per publikun se ditet e qendrimit ne cader jo vetem qe nuk jemi paguar por kemi mbuluar gjithcka me shpenzimet tona.

Asnjeri nga ne nuk u ankua edhe pse per shume nga ne rroga ishte i vetmi burim.

E neveris lajmin e ndare sot ne media dhe ndihem me turp qe kam bere politike per te mbrojtur te drejtat e ketyre faresoj individesh.

Eshte kjo njera nga arsyet (e deklaroj sot publikisht) pse, diten qe me hoqen nga lista e perjetova si nje nga ditet me te lumtura te jetes sime dhe ishallah mos u kthefsha kurre!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?