Ulet papunësia? Vasili nxjerr bllof Ramën: 400 mijë shqiptarë ikën nga vendi

Raporti i INSTAT për papunësinë, është bërë mollë ”sherri” për politikën. Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, llogaritë e Edi Ramës janë bërë gabim. Duke marrë shkas nga qëndrimi i kreut të qeverisë se papunësia është ulur, Vasili pyet pse 400 mijë shqiptarë u larguan nga vendi?

”Ky ka aritmetiken e Shvejkut që shumëzon 2 herë 2 dhe i dalin 12. Si investimi për NATON, që nga 1.2% që është, ky kryeministri e kupton 2% dhe nuk tutet hiç e thotë me gojën plot’@,-shkruan Vasili.

Vasili shton se 400 mijë shqiptarë kanë ikur vitet e fundit nga papunësia e varfëria, dhe përgjegjës për këtë sipas Vasilit, është Edi Rama pasi e ka kthyer papunësinë në një tragjedi në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Turp dhe faj i rëndë të tallesh me varfërinë, ky e bën dhe kjo i jep kënaqësi. Papunësia është kthyer në tragjedinë e vërtetë të Shqipërisë. Kryeministri do vazhdoje të gënjejë se atij si Shvejkut nuk i duhet gjë se çfarë thotë vetë”,-shton më tej kreu i grupit parlamentar i LSI-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?