FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama publikon videon e rrugëve të reja në Myzeqe: Në shërbim të ekonomisë rurale

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë, duke dhënë një lajm të rëndësishëm për banorët e Fierit, Lushnjës dhe Beratit.

“Me këtë vepër të re infrastrukturore në shërbim të ekonomisë rurale dhe eksporteve të një zone ku prodhimi rritet vit pas viti, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë bën me dije se Unaza Bujqësore e Myzeqesë 11 km, lidh Lushnjen, Fierin dhe Beratin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa publikon një video, thuhet se Bubullima, Krutja dhe Fiershegani lidhen me Lushnje-Fier dhe Lushnje-Berat.

Swiss Digital Mobile Reklama

“6700 hektarë tokë e kultivuar, 189 ha serë dhe 93 ha pemë. 3.6 km trotuarë me gjerësi 2 m në zonat e banuara”, nënvizohet më tej.

Në sajë të Unazës Bujqësore të Myzeqesë, Rama thotë se do të ketë kosto më të ulëta, prodhim dhe shitje.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?