Unaza e Madhe, Veliaj: Historia do të kujtojë ata njerëz të mirë që i hapën rrugë zhvillimit

Punimet për projektin e Unazës së Madhe kanë vijuar edhe pse në segmentin e Astir banorët kanë dalë në protestë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkisë së Tiranës po punon për prishjen e ndërtimeve pa leje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe, në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri te Dogana.
Paralelisht, Bashkia e Tiranës ka hequr pemët me gjithë pjesën e rrënjëve dhe i ka transportuar ato me kujdes për t’i mbjellë në zonën e Bregut të Lumit.
Gjithashut ka vijuar puna nga DPN2 për heqjen e shtyllave të ndriçimit që ndodhen përgjatë segmentit.
Përmes një postimi në twitter, Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë ata banorëve të zonës së “Astirit” që preken nga projekti i zhvillimit të “Unazës së Madhe” dhe që iu përgjigjën thirrjes së tij për të bashkëpunuar.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Veliaj thekson se kur të shkruhet historia e Tiranës, askush nuk do kujtojë penguesit e vandalët,, por do të kujtojë të gjithë ata njerëz të mirë që çuan qytetin përpara e i hapën rrugë zhvillimit. “Kur të shkruhet historia e Tiranës, askush nuk do kujtojë penguesit e vandalët, historia s’ka 1 rresht për këta tipa! Ama do kujtojë ata njerëz të mirë që çuan qytetin përpara e i hapën rrugë zhvillimit. Mirënjohje gjithë familjeve që çdo ditë e më shumë po lejojnë Unazën e Re”, thekson Veliaj. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?